×
  • Lajme
  • Botë

    BOTAShkencëtarët kanë gjithnjë e më shumë dëshmi se origjina e Kovid-19 duhet të kërkohet përtej Kinës

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 13:15

    Gjenevë, 23 mars 2021 (MIA) – Shkencëtarët që po përpiqen të përcaktojnë origjinën e virusit që shkaktoi Kovid-19 thonë se ka gjithnjë e më shumë dëshmi që tregojnë se hetimi duhet të zgjerohet përtej Kinës.


    Pas rastit të parë të konfirmuar të Kovid-19, i cili vendosi qytetin kinez të Vuhan në qendër të publikut botëror në dhjetor të vitit 2019, hulumtuesit duke u përpjekur të zbulojnë se si dhe nga filloi virusi që shkakton sëmundjen potencialisht vdekjeprurëse, u përqëndrua në Kinë.

    I afërmi më i afërt i njohur i patogjenit, me gjenom identik prej 96 për qind, është një formë tjetër e koronavirusit që u zbulua në fillim të vitit 2020 në provincën jugore kineze të Junanit.

    Hulumtimi i fundit, megjithatë, ka identifikuar disa viruse që janë pothuajse identike me SARS-CoV-2, të tilla si ato nga Junan por më në jug në Kamboxhia dhe Tajlandë, shkruan “Zëri i Amerikës”.

    Virologët nga misioni i fundit në Vuhan dërguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të hetuar origjinën e Kovid-19, këshilla e tyre është të ndiqën lakuriqët. Disa lloje të këtyre gjitarëve fluturues janë rezervuarë të njohur të formave të familjes koronavirus dhe kandidatë kryesorë si burim i SARS-CoV-2.

    Shkencëtarët kanë identifikuar tashmë më shumë se 100 forma të koronavirusit të lidhur me SARS në të gjithë Kinën, tha Piter Dazak, një nga virologët e përfshirë në misionin në Kinë.

    “Sidoqoftë, ne nuk kemi bërë mjaft kërkime në Mianmar, Laos dhe Vietnam për të thënë me të vërtetë se nuk ka më në ato vende”, tha Dazak për “Zërin e Amerikës”.

    Kina ka refuzuar të sigurojë të dhëna origjinale për pacientët më të hershëm me Kovid-19.

    Në fillim të vitit të kaluar, shkencëtarët në Kinë dhe Australi njoftuan se gjetën më shumë se 90 për qind të viruseve identikë me SARS-KOV-2 në pangolina – i cili mund të jetë vektor i mundshëm sepse njerëzit i gjuajnë ato për lëkurën dhe mishin e tyre. Këto pangolina tregtohen në Kinën jugore nga Azia Juglindore.

    Disa muaj më vonë, shkencëtarët zbuluan paraardhësit e virusit SARS-KOV-2 në lakuriqët, të cilët janë mbledhur në Kamboxhia dhe janë të ngrirë për më shumë se një dekadë. Në raportet e tyre, ata deklaruan se zbulimi “sugjeron që viruset e lidhura me SARS-CoV-2 jetojnë në një zonë shumë më të madhe gjeografike nga sa mendohej më parë dhe se Azia Juglindore është zonë kryesore për t’u marrë parasysh kur gjurmoni origjinën e SARS-CoV -2, e cila është akoma në vijim”. bs/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!