Italia arreston një nga kriminelët e renditur në listën e mafiozëve më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga Ministria e Brendshme Italiane.
Mario Giulio Calderone, 64 vjeç, bosi i klanit mafioz Barcellonesi me veprim në komunën siciliane Barcellona Pozzo di Gotto, në provincën e Messinas, e një nga grupet kriminale më historike të Cosa Nostras palermitane e kataneze, u arrestua një ditë më parë në Greqi në afërsi të Larisas.
Prej 10 vitesh Mario Giulio Calderone, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane e ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrestimi europian.
Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vjet e 11 muaj burg në kuadër të operacionit “Mare Nostrum”.
Operacioni Mare Nostrum është nga më të suksesshmit e antimafias italine, i ekzekutuar më qershor të 1994 e që çoi në arrestimin e 250 mafiozëve sicilianë të akuzuar për 39 vrasje, 45 plagosje, dhjetëra atentate, trafik droge, aktivitet ilegalë, kërcënime, zhvatje me dhunë etj.
Bosi mafioz u arrestua në një banesë në Pyrgos – Polydendri Agias, ku partnerja e tij jetonte prej kohësh nën një emër fals.
Arrestimi u bë i mundur falë aktivitetit investigativ të Antimafias siciliane në bashkëpunim me autoritetet policore greke pjesë e operacionit European Network of Active Fugitive Search Teams (Enfast).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.