Një ndërtesë e shtëpisë së të moshuarve në New York u shemb pasi një zjarr masiv shpërtheu në strukturë të martën herët, sipas raporteve nga vendi i ngjarjes.
Të paktën një person ka vdekur dhe të tjerët janë plagosur në zjarrin e ndodhur në Evergreen Court, një strukturë në Spring Valley, thanë raportet.
Dy zjarrfikës ishin midis atyre që pësuan lëndime, thanë zyrtarët, sipas NBC New York, përcjell Telegrafi.
Ekipet e para janë parë duke evakuuar njerëzit nga brenda ndërtesës, ndërsa disa nga të moshuarit u evakuuan në një objekt tjetër, shkroi dëshmitari Benny Polatseck.
Një tjetër dëshmitar okular, Mark Kennedy postoi fotografi dhe video të zjarrit në mediat sociale, të cilat mund të shiheshin për kilometra të tëra.
“Zjarri ndoshta kishte qëndruar i ndezur për rreth dy orë, ose ndoshta më shumë, para se ndërtesa të zhytej”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.