Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë janë duke punuar për një paketë mbi çështjet ekonomike dhe infrastrukturën prej 3 trilionë dollarëve që do t’i paraqitet presidentit të SHBA-së, Joe Biden, këtë javë.
Sipas televizionit CNN, propozimi do të përfshijë dy pjesë, njëra përqendrohet në çështjet kryesore ekonomike të vendit në atë që quhet “ekonomia e kujdesit” dhe tjetra në infrastrukturën dhe energjinë e pastër.
Propozimi i parë mund të përfshijë rritjen e taksave mbi korporatat dhe të pasurit, ndërsa u siguron para punëtorëve amerikanë, shkruan IndeksOnline.
“Presidenti Biden dhe ekipi i tij po shqyrtojnë një sërë opsionesh të mundshme për mënyrën e investimit në familjet që punojnë dhe reformimin e kodit tonë të taksave në mënyrë që të shpërblejë punën, jo pasurinë”, tha në një deklaratë sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Ajo do të përqendrohet në financimin e infrastrukturës për të përmirësuar rrugët, urat dhe hekurudhat si dhe 100 miliardë dollarë për infrastrukturën arsimore përveç shpenzimeve për masat e ndryshimeve klimatike dhe kërkimin shkencor.
Sipas raportimeve, Biden ende është duke shqyrtuar planet dhe konsultohet me udhëheqësin demokrat të Senatit, Chuck Schumer dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, përpara adresimit të tij të përbashkët në Kongres në muajin prill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.