Administrata amerikane po bën gati një paketë 3 trilion dollarëshe për t’ia paraqitur presidentit Biden.
Fokusi është tek infrastruktura dhe hapja e vendeve të reja të punës.
Mediet amerikane shkruajnë se diskutime janë duke u bërë edhe për të ulur tarifat në sistemin parashkollor dhe kolegj.
Kjo nismë triliona dollarëshe vjen si pjesë e agjendës kryesore të presidentit Biden për politikat e brendshme “Rindërtojmë më mirë”.
Paketa do të ndahet në dy pjesë. E para që përqendrohet në infrastrukturë, si ndërtime urash, rrugësh dhe shkolla. Dhe tjetra në politikat financiare.
Analistët amerikanë shkruajnë se kjo paketë përcakton prioritetet e presidencës Biden në politikën e brendshme amerikane. Këshilltarët e Presidentit pritet të fillojnë këto ditë edhe kontaktet me grupet e interesit në industri dhe grupet e punës në terren. Të hënën, këshilltarja e Biden për klimën, Gina McCarthy, filloi diskutimet me drejtuesit e industrisë së naftës dhe gazit për betejën ndaj ndryshimeve klimatike.
Një pikë qendrore në paketë mbetet edhe investimi në teknologjinë e lartë, fushë në të cilën Amerika ka konkurrencë të fortë me Kinën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.