Kremlini tha të martën se qëllimisht ka vendosur që ta mbajë të fshehtë emrin e vaksinës ruse që do t’i jepet presidentit Vladimir Putin.
“Ne qëllimisht nuk do të tregojmë se cilën vaksinë do ta marrë presidenti, duke theksuar se të trija vaksinat ruse janë absolutisht të besueshme dhe efektive”, tha para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai njoftoi se Putini ndoshta do ta marrë vaksinën të martën në mbrëmje dhe se vaksina do të jetë njëra nga tri vaksinat ruse, shkruan Reuters.
Peskov shtoi se presidenti rus ka bërë shumë për t’i promovuar vaksinat ruse, më e famshmja e të cilave është vaksina “Sputnik-V”. Moska tashmë ka miratuar edhe dy vaksina tjera për përdorim emergjent kundër sëmundjes Covid-19. Ato quhen “EpiVacCorona” dhe “CoviVac”.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se Putinit nuk i pëlqen që të vaksinohet para kamerës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.