×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me 94 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë lejon Qeverinë të blejë vaksina ruse dhe kineze

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 15:15

    94 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kanë votuar “PRO” Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, që lejon Qeverinë të negociojë për blerjen e vaksinave nga Rusia dhe nga Kina.


    Ndër projektligjet e rendit të ditës, ka qenë dhe Akti Normativ i Qeverisë shqiptare për negocimin dhe blerjen e vaksinave të prodhuara nga kompani ruse dhe kineze.

    Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ndryshimet e Reformës në Drejtësi ndërsa u votuan 10 projektligjet.

    Po ashtu, me 94 vota pro u miratua edhe procedura e veçantë për negocimin me Bechtel për ndërtimin e Skavicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!