×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohet mutacioni i virusit në Turqi: Patëm rritje të menjëhershme të të infektuarve

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 16:05

    Në Turqi është konfirmuar mutacioni i ri i virusit, i cili e bën atë më të transmetueshëm. Kjo sipas ekspertëve shpjegoi edhe rritjen e shpejtë të rasteve me të infektuar. Doktor Celalettin Kocaturk, thotë për mediat se rastet janë shumëfishuar ndërsa është rritur edhe shkalla e vdekjeve për shkak të infektimit.


    Dyshimet për mutacionin e ri të virusit, siç ndodhi në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut, u hodhën një ditë më parë nga profesor Alper Sener, i cili ishte dhe i pari që dha alarmin e variantit të ri.

    Nuk ka ende detaje, nëse virusi përveç transmetueshmërisë më të lartë të infeksionit është më vdekjeprurës, por sipas ekspertëve turq, nëse situata vijon me këtë rritje të të infektuarve, vendi do të shkojë në mbyllje totale.

    Ndërkaq, profesori Alper Sener tha se gjithçka ndodhi papritur dhe numri i të prekurve nga mutacioni u rrit në mënyrë të menjëhershme:

    ‘Mutacioni i ri është kthyer në një makth për ne. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar dyfish të prekur në qytetet përreth detit Marmara, ku dyshohet se është zona ku ka ndodhur mutacioni i virusit. Turqia mund të mbyllet, kjo do ishte masa që do të eleminonte rrezikun’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!