×
  • Lajme
  • Botë

    Pa zhurmë e larg kamerave, Putin merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 23:28

    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mori sot vaksinën antiCOVID-19, njoftoi Kremlini zyrtar dhe ndryshe nga udhëheqësit e tjerë botërorë, ai e bëri këtë larg mediave.


    Putini, 68-vjeç, po ndihet mirë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, tha sonte zëdhënësi i tij Dmitry Peskov, raporton agjencia e lajmeve TASS.

    Udhëheqësi rus do të ketë një “ditë normale pune” nesër, shtoi Peskov, pa dhënë detaje të tjera, të tilla si vendi ku Putin u vaksinua dhe cila vaksinë.

    Në deklaratat e mëparshme, Peskov hodhi poshtë pyetjen pse Putini e merr vaksinën larg vëmendjes së publikut, kur kaq shumë politikanë të tjerë shfrytëzuan rastin për të rritur besimin e publikut në vaksinat.

    “Sa i përket vaksinimit para kamerës, atij nuk i pëlqen,” tha Peskov.

    Një zëdhënës i Kremlinit gjithashtu tha që të tri vaksinat ruse ishin “plotësisht të sigurta” dhe se nuk “kishte nevojë të zbulohej se cilën vaksinë kishte marrë Putini”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!