×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes njeriu i dytë i Dubait, Sheik Hamdan

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 8:19

    Ministri i Financave i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njeriu i dytë më i fuqishëm në Dubai, Sheik Hamdan, vdiq në moshën 75 vjeçare.


    Hamdan ka qenë ministër i Financave i Emirateve të Bashkuara Arabe që nga viti 1971 dhe u bë njeriu i dytë i Dubait në vitin 2006.

    Ai ishte djali i dytë i sundimtarit të ndjerë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Rashid bin Saeed Al Maktoum dhe vëllai i madh i nënkryetarit aktual dhe kryeministrit të Emirateve, Mohammed bin Rashid.

    “Ne i përkasim Zotit dhe do t’i kthehemi Atij … I dashur Zot, ki mëshirë për vëllain tim të dashur, mbështete dhe shoqëroje”, shkroi Sheik Mohammed bin Rashid në Twitter.

    Ndryshe, aktualisht është e panjohur se çfarë e shkaktoi vdekjen e Sheik Hamdanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!