×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngacmoi seksualisht një të mitur, në pranga 42-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 8:56

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar në Tiranë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.


    Ndërkohë incidenti ka ndodhur më 21 mars, ndërsa burri me iniciale A. M., më pas ishte shpallur në kërkim nga policia.

    Gjithashtu, në orët e fundit në kryeqytet janë arrestuar edhe tre qytetarë të tjerë. Në pranga është vënë S. G., 27 vjeç, pasi nga kontrolli që i bëri policia, iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një thikë.

    Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të P. G., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe M. N., 22 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!