×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli viziton ekspozitën për 1.024 fëmijët e vrarë gjatë luftës – kërkon drejtësi

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 16:12

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, e ka vizituar sot ekspozitën e dhimbshme “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1,024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës.


    Ai ka thënë se mijëra viktima të vrarë e të masakruar nga forcat serbe meritojnë drejtësi e cila siç ka thënë ai duhet patjetër të ndodhë, shkruan Reporteri.net

    “Sot vizitova ekspozitën e dhimbshme “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës. Do të ketë drejtësi për ta dhe për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!