Parlamenti i Serbisë ka mbajtur sot mbledhje të rregullt por deputetët serbë kanë folur vetëm për intervenimin e NATO-s.
Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka ftuar deputetët në mbledhjen që i ra në 22 vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s që të mbajnë një minutë heshtje “për të nderuar të gjitha viktimat”.
“Mund të falim, por nuk guxojmë të harrojmë”, ka thënë Daçiq.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se do të dëshironte t’ua kthente atyre që e kanë bombarduar Serbinë.
“Do të isha më i lumturi sikur të mund t’ua kthenim, por pasi nuk mundemi, atëherë vazhdojmë tutje”, u shpreh Daçiq.
Deputetë serbë thanë se politika e Slobodan Milosheviqit ka qenë vetëm arsyetim i rrejshëm për bombardimet dhe se 22 vite më vonë Serbia vuan të njëjtat rrethana.
Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë në vitin 1999 dhe është konsideruar një nga njerëzit më të afërt të Slobodan Milosheviqit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.