×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo dhe Pirlo qëndrojnë në Juventus 100 për qind, thotë zv.presidenti i klubit

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 15:58

    Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka këmbëngulur se Cristiano Ronaldo dhe Andrea Pirlo do të qëndrojnë në Juventus, por e ka hedhur në dyshim të ardhmen e Paulo Dybalas.


    Trajneri Pirlo është duke u përballur me kritika të mëdha pas humbjes 1:0 në shtëpi kundër Beneventos. Juve ka ngelur shumë mbrapa në luftë për titull në Serie A këtë sezon, pasi renditet në vendin e tretë në tabelë me 10 pikë më pak se lideri Inter, transmeton Gazeta Express.

    Për më tepër, bardhezinjtë u eliminuan edhe nga Liga e Kampionëve shumë herët, pas humbjes kundër Portos në 1/8 e finales.

    Me gjithë këtë, Juventusi nuk dëshiron të heqë dorë assesi nga dyshja Ronaldo-Pirlo.

    “Pirlo është dhe do të mbetet trajner i Juventusit, kjo është 100 për qind e sigurt”, tha Nedved.

    “Ne e kemi nisur një projekt të ri me të, duke e ditur se do të përballeshim me vështirësi. Ne jemi të qetë, sepse Pirlo ka gjithçka që i duhet për t’u bërë trajner i madh”, shtoi ai.

    Në lidhje me të ardhmen e Ronaldos, e cila është e pasigurt, Nedved theksoi: “Sa e di unë, Ronaldo nuk largohet. Ai ka kontratë me ne deri në qershor të vitit 2022 dhe ai do të qëndrojë.”

    Ai, megjithatë, hodhi dyshime mbi të ardhmen e Dybalas: “Prezenca e tij do të na jepte më shumë opsione në sulm. Ai e ka edhe një vit në kontratë dhe nuk kam çfarë shtoj në atë që e kanë thënë tashmë Paratici dhe Agnelli. Juventusi do ta vlerësojë çdo mundësi në treg”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!