×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Banorët e Mirditës heqin dorë nga bujqësia, 450 hektar nuk mbillet

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 14:44

    Në Prosek të Mirditës tokat bujqësore janë lënë djerr.


    Banorët e mbetur kanë hequr dorë nga bujqësia për shkak të mungesës së ujit për vaditje.

    “Fshati ynë mbante edhe dy të tjerë si puna e këtij fshatit, tani s’mban asgjë,” thotë një banor.

    Vite më pare, sipas banorëve ishte një ndër zonat me rendiment më të lartë në sektorin e bujqësisë, por sot nuk punohet më shumë se 10 % e tokës bujqësore.

    “Për 450 hektarë tokë që ka Proseku ka ngelur për 400 mijë dollarë që të bëhet një investim,” thotë ai.

    Sistemi i vaditjes ka dalë jashtë funksioni prej gati 25 vitesh e bashkia Mirditë sipas banorëve nuk ka investuar kurrë.

    “Ka 20 a 30 vjet që s’ka sjellë askush ujë, s’mbjell askush. Po pati ujë mbjellin të gjithë,” thotë një tjetër.

    E njëjta situatë paraqitet në pjesën më të madhe të fshatrave të Mirditës, ku për shkak të terrenit tokat bujqësore janë të pakta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!