×
  • Sport
  • Sport

    “Pilifunca e pishpirika”, legjenda Aziz Salihu shpërthen ndaj Besim Hasanit dhe të tjerëve që s’e ulën afër Ministrit Çeku

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 20:00

    Legjenda e boksit kosovar Aziz Salihu, sot gjatë mbajtjes së asamblesë së Punës 2020 dhe Asamblesë së 8-të Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës e ka lëshuar sallën në mënyrë demonstrative, pasi që nga drejtuesi i deritashëm i KOK, Besim Hasani nuk u përshëndet.


    Pas kësaj ngjarjeje Aziz Salihu ka folur për Reporteri.net. Ai ka sqaruar se pse u nervozua dhe doli nga salla. Salihu ka thënë se është turp që të mos nderohet fituesi i medaljes Olimpike dhe sportisti i shekullit.

    “Unë jam kam fitu medaljen olimpike, jam i rrahun, i maltretum. Besim Hasani nuk më përmendi. Nuk e tha asnjë fjalë për mua. Unë po cuditna kam ba gjithcka, jam Iirrahun prej UDB-së, prej policisë kam mbet pa banesë e pa shpi e kurrë nuk kukati po bile nderomni si sportist. Prej asaj u preka shumë”, tha Salihu për Reporteri.net.

    Salihu tha se nuk e ka merituar të mos nderohet.

    “Nuk po di nuk po di. I ka ai do pishpirika aty e nuk bën mem çu në qosh aty si mos me kanë unë hiq. Mua me kanë thanë që kanë mem ulë me ministrin, nashta më ka harru ama nuk u kanë e para herë. Nuk kam kurrgjë kundër Besimit:, shtoi ai.

    Legjenda e boksit Kosovar pret që të nderohet nga qeveria aktuale. Ai thotë se për gjithçka që ka bërë për këtë popull e meriton të ketë ndonjë post.

    “Pensionin e Serbisë që e kam marrë 1 200 euro e kam refuzu, kam nejt , kam duru, ,e qira jetoj. Besim Hasani duhet me ditë ama mos të ma harron këtë që e kam ba për këtë popull. Pishpirikat kanë hi aty. Po pres prej kryeministrit që kanë mem ndihmu me ma dhanë naj post që e meritoj. 21 vjet kam boksu dhe nuk kam pas kurrfarë posti, po çuditna”, tha ai.

     

    Ai tha se e pranon kërkimfaljen nga Besim Hasani.

    “Unë ja fali e kam naj nervozë, unë ja fali, krejtve ja fali. Duhet me thënë të ja bajmë një nder. Unë nuk jam kanë për kërkon, kush të bahet hallall i koftë”, është shprehur boksieri.

    Aziz Salihu thotë se e gëzon respektin e 90 për qind të popullit të Kosovës. Gjithashtu Salihu ka fjalë shumë të mira për ministrin Hajrullah Çeku.

    “ 90 për qind e popullit më dojnë e këta se di cka kanë. Besimi më tha që ki mu ul me ministrin, u gëzova, ministri shumë njeri i mirë, i dashur e më tha mos gabo me ardhë te unë se unë të thërras qysh e Meriton. Këto janë sene që po pres, kjo çka ndodhi sot nuk kam faj, nuk po muj me duru po qata pilifuncat shko ulu qaty, duhet me njohtë njerin, unë jam sportist i shekullit. Është marre mem lanë në qosh”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!