Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se pasi të qartësohet pozicioni i Vjosa Osmanit në raport me çështjet që janë në interes të Republikës së Kosovës do të marrin vendim nëse e votojnë apo jo.
“Kur të dalin këto qëndrime do të jem më i qartë nëse LDK duhet të ketë votë ose jo për Vjosa Osmanin”, tha ai në “Debat Plus”.
Muhaxheri thotë se megjithatë Vjosa Osmani ka ndarë në dysh elektoratin e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
“Gati gjysma e elektoratit ka shkuar te Vjosa.Vjosa Osmani është armiqësua me një pjesë të Kryesisë dhe kjo na ka kushtua neve si diskurs. Ne kemi lejua mendimin ndryshe dhe ai mendim ka shkuar duke u rritur. Ne dhe një pjesë e Kryesisë mendojmë se disa vendime që i kemi marrë kanë qenë të domosdoshme për të ruajtur raportet me Amerikën”.
Kryetari i Pejës thotë se populizmi në Kosovë ka rezultuar me sukses të madh për ata që e kanë praktikua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.