×
  • Sport
  • Sport

    Mori vetëm 11 vota për kryetare të KOK-ut, Linda Shala thotë se është kryetare e zemrave të sportistëve kosovarë

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 22:00

    Linda Shala, që ishte një nga kandidatet në garën për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka reaguar pas humbjes në këtë garë ku fitues doli Ismet Krasniqi, i cili e mposhti Besim Hasanin që udhëheqi KOK-un për 25 vite me radhë.


    Në këtë garë, Shala mori 11 vota. Por ajo ka shkruar në Facebook se i dëshiron suksese kryetarin të ri.

    Tutje ajo ka falënderuar të gjithë ata që përkrahën atë.

    Postimi i plotë i Shalës pa ndërhyrje:

    Unë nuk u zgjodha Kryetare, Kryetarin e zgjedhur e uroj dhe i dëshiroj sukses.

    Unë vazhdoj të jem Kryetare e zemrës e gjithë sportistëve dhe sportisteve të vendit dhe i falënderoj shumë për përkrahjen e tyre. Që nga Majlinda Kelmendi e deri te shpresa më e re Astera Tuhina.

    Do të vazhdoj të kontriboj për ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!