×
  • Lajme
  • Lajme

    Sondazhi: 13% e elektoratit të LDK-së e duan Avdullah Hotin president, 12% Vjosa Osmanin

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 21:58

    Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente të Republikës së Kosovës.


    Por, elektorati i kësaj partie do të preferonte më shumë që në krye të vendit të jetë Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Në emisionin Debat Plis të RTV Dukagjinit, ku po diskutohet për të ardhmen e LDK-së dhe i ftuar është nënkryetari i kësaj partie Gazmend Muhaxheri, drejtuesi i emisionit Ermal Panduri ka thënë se në një matje të opinionit që është bërë ditën e zgjedhjeve ka dalë që 13 për qind të votuesve të kësaj partie e duan Avdullah Hotin për president, 12.1 për qind Vjosa Osmanin ndërkohë pjesa tjetër është e pavendosur.

    “Elektorati i LDK është i papërcaktuar për çështjen e presidentit. Në ditën e zgjedhjeve në e kemi bërë një exit poll i cili ka dalë të jetë tepër i saktë. Votuesit  LDK kanë pasur mundësi të tregojnë se kënd duan ta kenë president.  12.1  për qind e duan Vjosa Osmanin për president. Kandidatura më e më së shumti për qindje  për president ka qenë Avdullah Hoti që është  afërsisht sa Vjosa Osmani, 13.5 për qind. 27. 89 një kandidat tjetër dhe  rreth 17 për qind janë përgjigjur ’nuk e di”, ka thënë Panduri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!