×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD i bën thirrje Lumir Abdixhikut që mos t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 8:11

    Nol Nushi nga Partia Social Demokrate i ka bërë thirrje LDK-së që mos t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e vendit.


    Nga kjo parti po vlerësojnë se në këtë mënyrë të gjitha pozitat kyçe në shtet do të kapeshin nga një parti, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje.

    “LDK-së, apo Lumirit i bëjë thirrje mos me e bo kuorumin Vjosa Osmanit, sepse të tri pozitat kryesore të shtetit do të jenë të kapura nga një parti. Vjosa Osmani është kali i trojës përbrenda LDK-së që e ka mundësu këtë rënie dhe tani janë harxhuar të gjitha arsyet që ajo të kthehet në LDK.  I bëjë thirrje prapë LDK-së, ende ka mundësi me ndryshu vendimin”, u shpreh Nol Nushi në Kanal 10.

    Ndryshe, Osmani e Abdixhiku pritet të takohen sërish për të biseduar rreth çështjes së presidentit, pas një takimi që kishin dy ditë më parë e që të dy e quajtën si shumë të frytshëm.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!