Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë është rritur në përmasa shqetësuese.
Vetëm dje u konfirmuan 836 raste të reja, shifra më e lartë e infektimeve për këtë vit.
Ajo që është shqetësuese është edhe fakti që shumë persona të moshës së re po vdesin për shkak të pasojave të infektimit me Covid, shkruan Reporteri.net.
Kosova dje u trondit nga tri raste të vdekjeve, që të gjithë në moshë mjaft të re.
Referentja në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Sofe Braçaj u njoftua se ka ndërruar jetë, pas infektimit me Covid-19.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Shqiptarët u tronditën kur në mbrëmje u dha lajmi për vdekjen e aktorit të mirënjohur Luran Ahmeti.
Ahmeti ishte vetëm 46 vjeç dhe ndonëse jetonte në Maqedoni të Veriut, a ishte shumë i dashur për publikun mbarëshqiptar.
Për ikjen e hershme të aktorit, ngushëllime kanë shprehur figura të ndryshme të politikës në Kosovë e Shqipëri.
Ndërkaq, në orët e hershme të mëngjesit, sot u njoftua për vdekjen e profesorit të Universitetit të Prizrenit, Rifat Hoxha.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në facebook nga familjarët e tij, ku kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Prizren në orën 15:30.
Hoxha ishte i infektuar me Covid dhe gjatë kohës sa ishte me virus, është bërë edhe një njoftim për t’i dalë në ndihmë me plazmë të gjakut. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.