Ish Ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, ka thënë se Duda Balje dhe Emilja Rexhepi nuk mund të përfaqësojnë komunitetin boshnjak në Kosovë.
“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Baliq në Klan Kosovë.
Ndaj kësaj ka reaguar Duda Balje e cila për Periskopin tha se ky person është paguar nga Lista Serbe, shkruan Periskopi.
Balje tha se ka ngritur padi ndaj tij për këto ‘’rrena’’, ku thekson se Lista Serbe ka gjetur Baliqin për t’ju hakmerrur asaj.
“kush është Duda Balje me u marr me Numan Baliq, kto janë rrena dhe unë mendoj që ky është paguar nga Lista Serbe, sepse unë kam luftuar deri dje kundër planit të listës serbe. Dhe tash mendoj që ata kanë gjetur Numan Baliqin i cli e ka përkrahur listën e Ardiana Hoxhiq, dhe tash ata e kanë paguar Numan Baliq për me folë sene palidhje të pavërteta. Unë menjëherë kam paguar një avokat dhe unë bëjë padi. Kjo nuk është e vërtetë.”, ka thënë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.