×
  • Lajme
  • Lajme

    868 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës, 670 në oksigjenoterapi

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 10:44

    Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë është rritur në përmasa shqetësuese.


    Vetëm dje u konfirmuan 836 raste të reja, shifra më e lartë e infektimeve për këtë vit.

    Në total, 868 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalet e Kosovës.

    Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Shërbimi Spitalor i Kosovës.

    Nga këta pacientë, 720 janë të konfirmuar pozitiv teksa 148 janë në pritje të rezultateve.

    Prej tyre 32 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Njoftimi i plotë:

    Në ShSKUK po trajtohen 868 pacientë nga coronavirusi

    Bazuar në raportin e datës 26 mars 2021, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 868 pacientë.

    720 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

    148 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

    32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

    670 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

    Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë

    13 prej tyre në gjendje të rënduar

    288të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

    294 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

    Klinika Infektive, 123 pacientë të shtrirë

    Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 93 pacientë

    Klinika Infektive III ( Interno), 24 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë 82 pacientë

    Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë

    Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 516 pacientë

    19 prej tyre në gjendje të rënduar

    432 të konfirmuar pozitivë

    376 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Prizrenit, 121 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 105 pacientë

    Spitali i Pejës, 69 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 107 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 56 pacientë

    Spitali i Mitrovicës,34 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!