×
  • Sport
  • Sport

    Nora Gjakova prek finalen, i siguron medalje Kosovës

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 13:28

    Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.


    Kështu, ajo tani i ka siguruar medalje Kosovës, derisa do të luftojë për të artën, raporton Gazeta Express.

    Lexo Edhe:
    Miami në krizë, fitojnë Clippers dhe Kings!

    Nora fitoi me ippon edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur sllovenen, Kaja Kajzer.

    Më parë, i kishte mundur serben, Marica Perisic dhe xhudisten nga Austria, Sabrina Filzmoser.

    Nora do të përballet në finale me xhudisten nga Gjeorgjia, vendi ku po mbahet ky Grand Slam – Eteri Liparteliani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!