Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se tashmë është caktuar data e mbajtjes së shqyrtimit fillestar në rastin ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Milinda Gashi e ka konfirmuar për KALLXO.com se gjyqtari i rastit, Alban Ajvazi, 6 prillin e ka caktuar si datë të mbajtjes së shqyrtimit fillestar ndaj ministrit Aliu.
Të akuzuar me Aliun, janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Sipas informacioneve aktakuza ka të bëjë për mos zbatimin e një plani zhvillimor për ndërtim në Komunën e Prishtinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.