Nora Gjakova ka fituar një tjetër medalje të artë për Kosovën.
Xhudistja pejane ka fituar medaljen e artë në grand slamin e Tibilisit në Gjeorgji.
Nora garoi në kategorinë deri 57 kilogramë dhe në finale e mposhti xhudisten gjeorgjiane, Eteri Liparteliani.
Për xhudisten kosovare është medalja e dytë këtë vit në garat e nivelit më të lartë, derisa në mastersin në Doha ishte e treta, më 11 janar.
Ndërkohë të artë nuk kishte fituar që nga 23 marsi i vitit 2019. Kishte dalë e para në Grand Prix të Tbilisit. Tani gara në Tbilisi është avancuar në Grand Slam.
Forma e Norës është sinjal i mirë para Evropianit, Botërorit dhe Lojërave Olimpike. Ajo është prej adutëve të Kosovës për medalje në këto ngjarje superiore.
Në dy ditët e ardhshme për Kosovën në Tbilisi do të garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka. Medalje të tjera priten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.