×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak për Kurtin: BE e gatshme të mbështesë agjendën e tij ambicioze, pres bashkëpunim edhe për Dialogun

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 17:19

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka shkruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështet agjendën ambicioze të Kurtit.

    “Urime Albin Kurti për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Kosovës! BE-ja është e gatshme të mbështesë agjendën e tij ambicioze dhe unë pres që bashkëpunimi ynë i ngushtë, gjithashtu në Dialog, për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Lajçak.

    Lajçak dhe Kurti gjatë ditës djeshme kanë pasur një bisedë telefonike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!