×
  • Sport
  • Sport

    Kosova vazhdon stërvitjet para ndeshjes me Suedinë

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 20:20

    Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot të stërvitet në Hajvali para ndeshjes me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, “Katar 2022”.


    Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

    Dardanët kanë zbritur të premten në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali për stërvitjen e radhës, në të cilën përzgjedhësi Challandes ka shpalosur idetë e tij në aspektin taktiko-teknik për ndeshjen e së dielës.

    Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë, derisa fitorja në miqësore kundër Lituanisë ka bërë që atmosfera brenda kampit të jetë shumë e mirë dhe të gjithë e presin me pozitivitet duelin me suedezët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!