Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk do të shërbejnë si “zgjatim” i Qeverisë Kurti 2 gjatë kohës sa ky i fundit do shërbejë në këtë pozitë në Kuvendin e Kosovës.
Ai këto deklarime i bëri në intervistën ‘Blic Interview’, derisa tha se nuk janë të interesuar “që t’i gjuajnë me gur e gazlotsjellës” Vetëvendosjen, “gjërat të cilat i ka bërë vetë partia e Albin Kurtit”, por ka precizuar se LDK do ta bëjë opozitën karshi premtimeve të kryeministrit Kurti.
“Ajo që është e rëndësishme është se do të jemi opozitë e vendosur. Kjo mjafton. Do ta luajmë rolin tonë vendimtar. Do të presim për atë 100-ditëshin e famshëm për ta vlerësuar punën e qeverisë. Por, duhet ta dini, ne nuk do të përdorim gaz lotsjellës apo mjete të tjera të dhunshme, siç ka bërë Vetëvendosje”, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK’së.
“Ndërsa zgjatim i qeverisë së tij nuk do të jemi kurrë. Aq më pak sa të jem unë shef i Grupit Parlamentar”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
“Nuk jemi të interesuar që t’i gjuajmë me gurë dhe gaz lotjellës, siç kanë bërë ata ndaj neve. Jemi të interesuar që të bëjmë opozitë karshi tyre. Z.Kurti ka dhënë fjalë të mëdha dhe premtime të forta, le t’i mban. Do jemi këtu për t’i parë punët e tij”, ka shtuar tutje Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.