Vaksinat anti COVID-19 më në fund do të arrijnë edhe në Kosovë.
Klan Kosova merr vesh që kontingjenti i parë nga COVAX do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës të dielën në mbrëmje.
Sipas burimit të televizionit sasia e parë është rreth 24 mijë doza të prodhuesit AstraZeneca.
Të kontaktuar nga televizioni, zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë nuk përmendën ditën se kur do të vijnë vaksinat. Sipas tyre, ata janë informuar nga COVAX se së shpejti do të arrijnë 24 mijë doza.
“Ministria e Shëndetësisë nuk ka përmendur as ditë as datë., pos që është njoftuar nga Covax se vijnë së shpejti 24 mijë doza”, thuhet në përgjigje.
Arritja e vaksinave ishte paralajmëruar qysh në muajin shkurt nga qeveria e kaluar. Më pas u shty për muajin mars. Ndërkohë që u raportua se sipas kontratës ato është dashur të arrijnë më 17 mars.
Autoritetet kosovare që nga janari kanë përgatitur ekipet mjekësore dhe logjistikën për të filluar vaksinimin kundër virusit korona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.