Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka folur para ndeshjes së Kosovës me Suedinë.
Duke folur për mos ftesën e Mirlind Dakit, ai dha disa komente edhe për kundërshtarin e së dielës, Zlatan Ibrahimovic.
“Gjysma e reprezentacionit është produkt i Superligës duke nisur nga Rashica, Rrahmani, Muriqi e mos t’i përmend të gjithë me radhë. Kam thënë edhe më herët se vazhdon të nënçmohet Superliga e Kosovës”, tha ai.
“Në ndeshjen e fundit ndaj Litanisë ka mundur të jetë edhe Mirlind Daku. Kanë mundur të aktivizohen edhe portierët Visar Bekaj apo Betim Halmi”.
“Mendoj se trajneri duhet të punojë në aspektin ekipor. Ibrahimovicit duhet t’i ndërpritet oksigjeni më herët dhe jo të shërbehet shumë më topa”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.