×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferdonije Qerkezi përkujton burrin dhe 4 djemtë e saj: Malli që ndjej për ju për çdo ditë veç u shtua

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 14:47

    Ferdonije Qerkezi sot ka përkujtuar djemtë dhe burrin e saj në 22 vjetorin e ikjes së tyre.


    Qerkezi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se dhimbja e saj shpirtërore nuk u ndryshua kurrë.

    ‘Ditët dhe vitet po ecin, plaga dhe dhimbja ime shpirtërore nuk ndryshuan. Ndërsa dashuria dhe malli që ndjej për ju për çdo ditë veç u shtuan!’, ka shkruar Qerkezi.

    Forcat serbe ia rrëmbyen bashkëshortin Halimin dhe katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin, dhe Edmondin.

    Eshtrat e 2 djemve të saj që nga ajo kohë janë gjetur dhe varrosur, por burri i saj dhe 2 djemtë e tjerë janë ende të zhdukur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!