×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Provokim për të frikësuar serbët’, vijnë reagimet nga Beogradi për bazën ushtarake të FSK-së në Mitrovicë

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 16:05

    Komuna Jugore e Mitrovicës ka ndarë një truall për ushtrinë e Kosovës për të ndërtuar një bazë ushtarake në vendin e quajtur “Kodra e Cërrnushës”. Ky vend po konsiderohet si pikë strategjike, meqë shihet qartë e gjithë Mitrovica.


    Megjithatë nga Serbia një lëvizje të tillë po e konsiderojnë si provokim për të frikësuar serbët që jetojnë në Kosovë.

    Kështu ka thënë profesori serb i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragisiç, shkruan telegraf.rs.

    “Baza e FSK-së në jug të Mitrovicës vazhdon frikësimin, presionin ndaj serbëve dhe provokimet nga Prishtina”, ka thënë ai.

    “Unë e perceptoj faktin që baza më e madhe e FSK-së po ndërtohet në Mitrovicë, menjëherë pranë territorit ku jetojnë shumica e serbëve, si një lloj frikësimi dhe presioni ndaj serbëve në Kosovë”, ka shtuar tutje Dragisiç.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!