Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, teksa mësohet se një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Tragjedia është regjistruar në lagjen ‘Naim Gjylbegu’ në qytetin e Shkodrës, dhe i ndjeri mësohet se është 65-vjeçari me inicialet F. M. 6.
Mësohet se 65-vjeçari vuante nga depresioni dhe në kushte të rënda psikologjike është hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.