×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i fton serbët e veriut: Dilni në zgjedhje, tregoni sa e doni Serbinë

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 22:53

    Nesër pritet që në ora 07:00 të mëngjesit të hapen kutitë e votimit ku do të votohen katër kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.


    Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka ftuar sonte qytetarët serbë në veri të Kosovës që të dalin nezër në zgjedhje për kryetarët e katër komunave.

    “Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat verore të Kosovës – Zveçan, Leposavic, Zubin Potok e Mitrovicë. Mos t’ju vijë vështirë, le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të arhdmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuciq për televizionin serb “Pink”.

    `Sipas fjalëve të tij, hapja e Koridorit 10, në ceremoninë e të cilës ka marrë pjesë, “është nxitje për popullin tonë në Kosovë”. “Ky duhet të jetë simbol i qartë se jemi me ta”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!