×
  • Sport
  • Sport

    Challandes: Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimovicin

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 18:46

    Kosova e nis nesër kampanjën për kualifikimin në Kampionat Botëror, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.


    Para ndeshjes, “Dardanët” po mbajnë një konferencë për media.

    Përzgjedhësi i “Dardanëve” u pyet edhe se cila është strategjia e tij për ta ndalur Ibrahimoviqin, i cili cilësohet si lojtari më i rrezikshëm i Suedisë.

    “Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimoviqin. Na duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen” – ishte përgjigjja e Challandes

    Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!