×
  • Sport
  • Sport

    Sondazhi i UEFA-s: 52% e tifozëve besojnë se Kosova do të fitojë ndaj Suedisë

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 14:37

    Kosova dhe Suedia përballen sot në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.Mes shumë mungesave, “Dardanët” do të tentojnë të nxjerrin pikë ndaj Suedisë e cila është favorite në letër.


    Por, kështu nuk po mendojnë tifozët e futbollit. Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

    Në anketën për ndeshjen Kosovë – Suedi, 52% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 40% mendojnë se sonte triumfojnë suedezët. 8% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje mbyllet pa fitues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!