×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti emëron tre këshilltarë politikë, ishin edhe në mandatin e parë

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 18:13

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka emëruar tre këshilltarë politikë.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

    Kurti ka zgjedhur që politikisht të këshillohet nga Fëllanza Podrimaj, Jeton Zulfaj dhe Shenaj Shala. Kjo e fundit do ta ketë edhe detyrën e Shefes së Protokollit.

    Ndërkohë, duket se këta nuk do të jenë këshilltarët e vetëm të Kurtit. ZKM thotë se “Të emëruarit gjatë kësaj jave janë”, duke renditur emrat më pas.

    Të tre këta ishin pjesë e kabinetit të Kurtit edhe gjatë Qeverisë Kurti I. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!