×
  • Sport
  • Sport

    Uzuni: Ndiejmë keqardhje për humbjen kundër Anglisë

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 20:46

    Myrto Uzuni kishte mundësinë e artë për të shënuar golin e avantazhit 1-0 ndaj Anglisë në sfidën e Air Albanias por e shpërdoroi dhe më pas “tre luanët” shënuan dy herë duke marrë një fitore të thjeshtë në Tiranë.


    Në analizë që i bëri sfidës në Supersport, Uzuni deklaroi:

    “Mundësia ishte e mirë, ishte fillimi i ndeshjes dhe mund të shënonim dhe të merrnim të paktën 1 pikë ndaj një kundërshtari të fortë si Anglia. Kur sheh një skuadër si ata, duhet të qëndrosh kompakt sepse ata shfrytëzojnë zonat boshe.”

    “Duhet të merrnim përsipër ne në sulm, por është shumë e vështirë të depërtosh edhe në mbrojtjen e tyre. Ndiej keqardhje sepse të gjithë ndjejmë keqardhje, por përsa i përket rastit duhet të punojmë më shumë në stërvitje”, u shpreh Uzuni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!