Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu siç kishe paralajmëruar mbajti konferencën e parë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, shkruan Reporteri.net
Pas kësaj konference, KQZ njofton 87 vendvotimet ku do të mbahen këto zgjedhje, janë hapur në kohën e paraparë, në orën 07:00, dhe sips tyre procesi i votimit po zhvillohet në rregull.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Numri i përgjithshëm i votuesve në këto katër komuna është: 57 mijë e 983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Ndërkaq, numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 44 me gjithsej 87 vendvotime. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.