Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, janë duke e përcjell nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” takimin kualifikues mes Kosovës dhe Suedisë.
Kosova është duke u mposhtur 2:0 nga Suedia në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës pas pjesës së parë në Prishtinë, raporton Express.
Takimi mes Kosovës dhe Suedisë është duke u zhvilluar pa shikues, si në shumë vende evropiane, për shkak të pandemisë koronavirus.
Kryeministri Kurti dhe Endrit Thaçi u panë duke hyrë në tribunën VIP pak çaste para se të niste ndeshja në Fadil Vokrri.
Ata janë parë duke u futur ndaras, por qëndrojnë ulur në të njëjtën tribunë, atë vip, e dedikuar për personalitete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.