Mergim Vojvoda është prononcuar pas humbjes së thellë të Kosovës ndaj Suedisë.
Vojvoda tha se është i zhgënjyer me rezultatin, por që në Spanjë shkojnë për fitore.
“Çdo humbje e marr afër zemrës, ne e japim shpirtin në fushë. Ne luajmë me zemër, por sonte nuk ishim në nivel. Nuk është moment të flasim për pozita, aty ku të inkuadron trajneri, aty duhet të luani”, u shpreh ai pas ndeshjes.
“Qendra e mbrojtjes nuk është pozita ime natyrale por jam munduar ta ndihmoj ekipin duke dhënë maksimumin”, theksoi ai.
“Ne do të shkojmë në Spanjë për të treguar një fytyrë më të mirë. Duhet të shkojmë në Spanjë për fitore. E kemi shikuar rezultatin sonte me Gjeorgjinë, dhe mendoj se mund të bëjmë diçka mirë atje, përfundoi ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.