×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes ish-kryeministri shqiptar Bashkim Fino, ishte infektuar me Covid

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 8:23

    Është ndarë nga jeta politikani shqiptar Bashkim Fino.


    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti socialist u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

    Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Një ditë më parë ai humbi nënën e tij.

    Bashkim Fino ka një karrierë të gjatë politike dhe të hershme në Partinë Socialiste.

    Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

    Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa, në periudhën 2004, ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

    Bashkim Fino në Prill të vitit 2016 u zgjodh Sekretar për Organizimin Administrativ në Partinë Socialiste me 260 vota.

    Fino ka mbajtur gjithashtu dhe disa poste ministrore. Ai prej vitesh është deputet i Parlamentit një figurë dhe zë i spikatur. /A2News/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!