×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton Masakrën e Belegut dhe të rënët në Shishman të Bokës

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 10:03

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar Masakrën e Belegut dhe të rënët në Shishman të Bokës.


    Haradinaj theksoi se liria e vendit tonë erdhi me çmim shumë të lartë.

    “Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij”.

    Ndër të tjera ai u shpreh se ndjehet i përulur para kësaj sakrifice dhe se duhet të mbetet obligim që si shoqëri e si shtet të angazhohemi në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta.

    “29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët. 29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokës, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftëtarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica”, shkroi Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!