×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetja e PDK-së: VV e LDK bëjnë riciklim të partneritetit të tyre për kalkulime politike

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 10:24

    Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili e ka pasur një porosi për LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje.


    Ismaili në një shkrim në Facebook i ka quajtur LVV-në dhe LDK-në, “partnerë të njëjtë”, duke thënë se e bëjnë riciklim të partneritetit të tyre, saherë që kanë nevojë për kalkukime politike.

    Megjithatë, sipas Ismailit, përfundimin do ta kenë të njëjtë sikur herën e kaluar.

    “Diçka për partnerët e njëjtë dhe riciklimin e partneritetit të tyre saherë të kenë nevojë për kalkulime politike. Kështu ishte vitin e kaluar, kështu është edhe këtë vit. Përfundimin do ta kenë poaq të ngjashëm si dy herat e kaluara.  #LëvizjaVetëvendosje #LDK”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!