×
  • Lajme
  • Lajme

    ATK-ja zgjat afatin për deklarimin e pagesës së tatimeve dhe të pasqyrave financiare

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 11:59

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka zgjatur afatin për deklarimin e pagesës së tatimeve si dhe deklarimin e pasqyrave financiare, pas vendimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.


    “Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore: Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

    Për të gjita llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë sipas ATK-së mbetet siç është i përcaktuar me legjislacionin tatimor në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!