×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria e shpall 29 marsin ditë zie kombëtare në nder të ish-kryeministrit Bashkim Fino

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 12:29

    Pas vdekjes së parakohshme të deputetit Bashkim Fino, qeveria e shpall 29 marsin ditë zie kombëtare. Në nder të të ndjerit Fino, sipas vendimit të gjithë flamujt nëpër institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë.


    Më herët, kryeministri Rama në statusin dedikuar ish-kryeministrit tha se ditën e sotme do të pezullohen të gjitha aktivitetet elektorale.

     

    Bashkim Fino, i quajtur si “Kryeministër i Pajtimit” u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare si pasojë e Covid-19.

    Homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit figurës së tij do të mbahen mesditën e sotme pranë Pallatit të Kongreseve.

    Fino ka qenë pjesë e Partisë Socialiste që prej 1997-ës, por kulmi i karrierës së tij politike arriti në mars të këtij viti, kur u zgjodh kryeministër i vendit, post të cilin do ta mbante deri në qershor të po atij viti.

    Kontributi i tij nuk do të përfundonte këtu pasi nga 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtet lokal, e ndërsa gjatë viteve 2001-2002 do të mbante statusin Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005, Bashkim Fino ka qenë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!