×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja shëndetësore Fatmir Sejdiut, pasi u shtri në Infektivë për COVID

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 13:19

    Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu po vazhdon të jetë stabile. Pas infektimit me COVID-19, ai po merr trajtim mjekësor në Klinikën Infektive në QKUK.


    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë është infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Express.

    Për shkak të infektimit me këtë virus, atij i është dashur të kërkojë trajtim mjekësor në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Punëtorë shëndetësorë në këtë klinikë kanë treguar për Express se Sejdiu po vazhdon të jetë i shtrirë aty.

    Një nga infektologët ka treguar se gjendja e tij është e mirë dhe stabile.

    Nga kjo klinikë kanë thënë se Sejdiut nuk i është rënduar deri tani gjendja shëndetësore për shkak të virusit.

    “Gjendja e tij është e mirë është stabile. Nuk ju ka rënduar deri tani gjendja”, është thënë për gazetën.

    Kujtojmë që numri i rasteve të infektuara me COVID-19 po vazhdon të rritet në vend, kësisoj edhe institucionet publike shëndetësore po mbushen edhe më shumë me pacientë.

    Vetëm sot, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 917 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!