×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fatos Nano për Bashkim Finon: Gjithmonë rrinte në të majtën time, sepse lidhjen e kishim me zemër

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 13:56

    Ish-kryeministri Fatos Nano shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij, politikanit Bashkim Fino.


    Në një prononcim për mediat Nano shprehet se mungesën e Finos nuk do të mund t’ia kompensojë askush.

    “Do të mbetet bashkëpunëtori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë”, thotë Nano, “si një shok i rrallë dhe si njeri i pazëvendësueshëm”.

    “Bashkim Fino do të mbetet gjithnjë në “botën” time si bashkëpunetori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë, si një shok i rrallë dhe si njeri i pazevendësueshëm. Rrinte gjithnjë në të majtën time, sepse lidhjen e kishim me zemër. Askush nuk mund të ma kompensojë mungesën e tij. Shpresoj ta takoj sërish në qiell!”, shprehet ish-kryeministri Fatos Nano.

    Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje rreth një muaj me Covid-19. Qeveria ka vendosur ditën e sotme ta shpallë ditë zie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!