×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët nga flakët, por humbi jetën

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 15:47

    Del foto e momentit kur Arjan Sala, vrapon për të shpëtuar kolegët e tij. Me bombolë në dorë, Sala është kapur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare “Casa Italia”, teksa vrapon për të hyrë në magazinën e përfshirë nga flakët.


    Sala nuk shihet se mban ndonjë maskë të vendosur apo veshje speciale në mënyrë që të mos prekej nga zjarri.

    Sot, Arjan Sala është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, dhe titulli po u jepet familjarëve të tij nga kryeministri Edi Rama.

    Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security. Trupi i tij u gjet 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!